136,000 €

APARTAMENT 2+1+2 PËR SHITJE TEK COLOR SPLASH RESIDENCE, PASKUQAN

Paskuqan COLOR SPLASH RESIDENCE, PASKUQAN Tirana

Referenca: IRG540

Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 , në një nga rezidencat më të kërkuara të zonës së Paskuqanit, Color Splash Residence.

Apartamenti ka një sipërfaqe 93.40 m² neto, 14.41 m² sipërfaqe e përbashkët dhe 108.81 m² sipërfaqe totale, sipas planimetrisë.

Prona organizohet në një sallon të bollshëm me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe ballkon. Planimetria është funksionale dhe ofron ndarje të mirë të ambienteve, duke e bërë apartamentin një zgjedhje shumë të përshtatshme për banim familjar ose investim.

Apartamenti ndodhet në Color Splash Residence, një kompleks modern me standarde të larta ndërtimi, hapësira të gjelbëruara dhe ambiente të përshtatshme për një jetesë komode.

Rezidenca ka akses të lehtë drejt Unazës së Madhe, Bulevardit të Ri dhe qendrës së Tiranës, ndërsa ndodhet pranë Parkut dhe Liqenit të Paskuqanit.

Një mundësi shumë e mirë për ata që kërkojnë një apartament modern, me parkim dhe në një zonë me potencial të lartë zhvillimi.

Sipërfaqe neto: 93.40 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 14.41 m²
Sipërfaqe totale: 108.81 m²
Tipologjia: 2+1+2
Parkim dhe depo me cmim ekstra.
Rezidenca: Color Splash Residence, Paskuqan

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni!

Informacion

Vendndodhja