400,000 €
SHITET APARTAMENT LUKSOZ me 2 poste parkimi tek Kodra e Diellit
Kodra e Diellit Residence Rezidenca Kodra e Diellit 1 Tirana
Referenca: IRG898
Apartamenti ndodhet në katin e 3-të të një pallati të ri dhe organizohet nga një korridor qendror, një sallon i bollshëm me kuzhinë të integruar, dy dhoma gjumi, një dhomë matrimoniale me tualet privat dhe garderobë (walk-in closet), si dhe një tualet shtesë. Kjo banesë ofron elegancë, komoditet dhe teknologji moderne, duke u përshtatur në mënyrë ideale për një jetesë me standarde të larta. Kuzhina është e mobiluar plotësisht dhe e pajisur me teknologji Miele, me pajisje të prodhuara në vitin 2025 dhe garanci 5-vjeçare. Gjithashtu, apartamenti disponon dhomë lavanderie të pajisur me lavatriçe, tharëse dhe hekur Miele, të gjitha me garanci 5-vjeçare. Çdo dhomë është e pajisur me televizor Sony, të prodhuar në vitin 2025, me garanci 7-vjeçare. Sistemi i kondicionimit është Daikin Multisplit, gjithashtu me garanci 7-vjeçare. Mobilimi luksoz, sistemi i ngrohjes në dysheme në tualete dhe sistemi i aspirimit plotësojnë standardet e larta të kësaj prone. Apartamenti shitet së bashku me dy poste parkimi.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi të na kontaktoni!