Çmimi sipas Kërkesës /Muaj
APARTAMENT 1+1 UNIK +BODRUM 20 M² | SMART HOME | TOTALISHT I MOBILUAR TEK SELVIA !
Selvia Selvia Tirana
Referenca: IRG1085
Ofrohet një apartament me stil unik dhe koncept bashkëkohor, i projektuar për të ofruar komoditet, funksionalitet dhe një eksperiencë të veçantë banimi.
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 90 m², ndodhet në katin e parë dhe vjen totalisht i mobiluar, me arredim të kuruar dhe zgjidhje moderne në çdo ambient.
✨ Organizimi i brendshëm:
* Ambient ndenjeje me stil modern dhe atmosferë komode.
* Ballkon me dalje nga ambienti i ndenjes.
* Kuzhinë e integruar dhe funksionale.
* Dhomë gjumi.
* Garderobë e dedikuar.
* 2 tualete.
* Sistem Smart Home, për një jetesë më praktike dhe inteligjente.
Një tjetër avantazh i veçantë është bodrumi prej 20 m², një hapësirë shtesë me potencial të shumëfishtë përdorimi, e përshtatshme për t’u organizuar si kantinë vere, lavanderi apo ambient magazinimi.
Një pronë që dallohet jo vetëm për arredimin dhe stilin e saj, por edhe për mënyrën inteligjente të organizimit të hapësirave.
Vetem 7 min ne kembe nga qendra !
Një kombinim i veçantë mes dizajnit, teknologjisë dhe komoditetit!