245,700 €
Shitet Apartament 1+1 tek Komuna e Parisit – Mundësi Ideale për Banim dhe Investim
Komuna e Parisit Komuna e Parisit Tirana
Referenca: IRG43
Në një nga zonat më të preferuara dhe më të kërkuara të Tiranës, tek Komuna e Parisit, ofrohet për shitje apartament 1+1 në një rezidencë moderne me standarde të larta ndërtimi dhe ambiente të gjelbëruara që garantojnë komoditet dhe cilësi të lartë jetese.
Apartamenti ndodhet në katin e parë dhe karakterizohet nga organizimi funksional i hapësirave, ndriçimi i bollshëm natyral dhe arkitektura bashkëkohore. Pozicioni strategjik e bën një zgjedhje ideale si për banim, ashtu edhe për investim, falë afërsisë me shkolla, supermarkete, transportin publik, qendra shërbimesh dhe zona rekreative.
Organizimi i brendshëm:
✔️ 1 dhomë gjumi
✔️ Ambient ndenjeje së bashku me këndin e gatimit
✔️ 1 tualet
✔️ 1 ballkon
Të dhëna teknike:
* Sipërfaqe apartamenti: 66.7 m²
* Sipërfaqe e përbashkët: 11.3 m²
* Sipërfaqe totale: 79.5 m²
* Depo uji: 1.5 m²
* Kati: 1 (siper dyqaneve)
Disponohen 4 planimetri të ndryshme apartamentesh 1+1, duke ju dhënë mundësinë të zgjidhni variantin që i përshtatet më mirë nevojave dhe preferencave tuaja.
Për më shumë informacion, planimetritë e disponueshme dhe një vizitë në pronë, me kontaktoni!