Agent Image

Dorian Ruci

Me mbi 21 vite eksperiencë profesionale në menaxhim, marketing, zhvillim biznesi dhe negocim, me një karrierë të ndërtuar në pozicione drejtuese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare. Eksperienca ime në real estate, së bashku me përfshirjen në sektorin e ndërtimit, më ka dhënë një këndvështrim të gjerë mbi tregun, zhvillimin e pronave dhe procesin e investimit. Sot fokusohem në konsulencën për pasuri të paluajtshme dhe këshillimin për investime, duke asistuar klientët në identifikimin e mundësive, vlerësimin e pronave, negocimin dhe realizimin e transaksioneve. Besoj se një konsulent i mirë nuk duhet vetëm të ndërmjetësojë një transaksion, por të kuptojë objektivin e klientit, të analizojë mundësinë dhe të krijojë vlerë. Qasja ime bazohet në eksperiencë, integritet, negocim të zgjuar dhe njohje të tregut, me një fokus të qartë: t’i ndihmoj klientët të marrin vendime të informuara dhe të sigurta në real estate. Read more read_less