500,000 €
Apartament Ekskluziv 2+1+2 në Zemër të Bllokut
Ish Blloku Blloku Tirana
Reference: IRG809
Në një nga zonat më elitare dhe të kërkuara të kryeqytetit, ofrohet për shitje një apartament i tipologjisë 2+1+2, me sipërfaqe 150m2, i cili disponon një planimetri te përsosur funksionale dhe ndriçimin natyral. Prona përbëhet nga dy dhoma gjumi, një sallon i madh ndenjeje dhe një ambient ngrënieje i veçuar që garanton komoditet maksimal gjatë përdorimit të përditshëm. Apartamenti disponon dy tualete me dritare natyrale për ajrosje optimale, si dhe një ballkon që lidh në mënyrë harmonike sallonin me dhomën kryesore të gjumit.
E pozicionuar në qendër të Bllokut, kjo pronë ofron akses të menjëhershëm në shërbimet më të mira të qytetit, duke përfaqësuar një mundësi ideale si për banim komod familjar, ashtu edhe për një investim afatgjatë me kthim të lartë.
Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!