351,000 €
SHITET AMBIENT KOMERCIAL 117 M² NE DON BOSKO !
Don Bosco Ruga Don Bosko Tirana
Reference: IRG1010
Pozicionim buzë rruge, fasadë xhami dhe hyrje e dedikuar — një kombinim që i jep biznesit tuaj dukshmëri, akses dhe identitet të veçantë.
Në zonën e Don Boskos, ofrohet për shitje një ambient komercial me sipërfaqe 117 m², i pozicionuar në katin e parë. Organizimi me disa ambiente të ndara pune e bën një alternativë të përshtatshme për aktivitete që kërkojnë privatësi, funksionalitet dhe një hapësirë të posaçme për pritjen e klientëve.
KARAKTERISTIKAT E PRONËS
📍 Lokacioni: Don Bosko, buzë rruge
📐 Sipërfaqe: 117 m²
🏢 Kati: 1
🪟 Fasadë xhami
🚪 Hyrje e dedikuar
🗂️ 6 ambiente pune
🛋️ Holl pritjeje
🚻 Tualet
📑 Certifikatë pronësie, me destinacion “njësi”
HAPËSIRË QË I PËRSHTATET BIZNESIT TUAJ
Gjashtë ambientet e punës mundësojnë ndarjen e aktivitetit në funksione të ndryshme, ndërsa holli krijon një zonë të veçantë pritjeje për klientët. Hyrja e dedikuar lehtëson aksesin dhe i jep njësisë pavarësi në përdorim.
Fasada e xhamit dhe pozicionimi buzë rruge ofrojnë mundësi të mira për ekspozimin e brandit dhe identifikimin e biznesit nga kalimtarët.
Prona përbën një opsion për t’u konsideruar për klinikë estetike, qendër trajtimesh , zyra profesionale, studio konsulence apo qendër shërbimesh, sipas nevojave dhe kërkesave të aktivitetit.
NJË ALTERNATIVË EDHE PËR INVESTIM
Për blerësit që kërkojnë një pronë komerciale për ta dhënë me qira, sipërfaqja, organizimi dhe hyrja e dedikuar krijojnë mundësi për t’iu drejtuar kategorive të ndryshme të bizneseve.
Prona disponon certifikatë pronësie dhe figuron si “njësi”, një detaj i rëndësishëm për blerësit që kërkojnë ambient me destinacion komercial.
📩 Për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!