5,000 € /month
DUPLEX LUKSOZ ME PISHINË PRIVATE & PALESTËR PËR QIRA | SECRET GARDEN – PRANË TEG
Qendra Tregtare TEG TEG Tirana
Reference: IRG1072
Ofrohet për qira një duplex ekskluziv në rezidencën prestigjioze Secret Garden, në zonën e TEG-ut.
I konceptuar dhe realizuar me projektim arkitektonik, në një stil modern dhe elegant, ky ambient ofron një ndërthurje perfekte të luksit, komoditetit dhe privatësisë.
Karakteristikat e pronës:
* Sipërfaqe totale: 220 m²
* Organizim në dy kate.
* Pishinë private.
* Palestër.
* Dy veranda të bollshme.
* Post parkimi i përfshirë në çmim.
Organizimi i ambienteve:
Kati 0:
* Ambient ndenjeje me hapësirë të bollshme dhe ndriçim natyral.
* Kuzhinë e integruar.
* 1 dhomë gjumi.
* 1 tualet.
Kati 1:
* 3 dhoma gjumi.
* 2 dhoma gjumi me tualete private dhe garderoba.
* 2 veranda të mëdha.
* Ambient i dedikuar për lavanderi.
Një pronë që ofron standard të lartë jetese, hapësira të bollshme dhe ambiente të dedikuara për relaks dhe mirëqenie, duke e bërë ideale për ata që kërkojnë privatësi dhe komoditet në një nga rezidencat më të veçanta pranë TEG-ut.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!