Price upon request /month

90,000 leke

APARTAMENT MODERN 2+1 : ISH FUSHA E AVIACIONIT

Ish Fusha e Aviacionit Rruga e Dafinave, Ish Fusha e Aviacionit Tirana

Reference: IRG1124

Në një nga zonat më të qeta dhe më të preferuara për banim në Tiranë, te Ish-Fusha e Aviacionit, ofrohet me qira një apartament 2+1 me sipërfaqe totale 125.5 m².

Apartamenti ndodhet në katin e 10-të të një ndërtese me ashensor dhe ka orientim Jug-Lindje, duke përfituar ndriçim të bollshëm natyral dhe ambiente të këndshme gjatë gjithë ditës.

Organizimi i brendshëm:

* Sallon i bollshëm
* Ambient gatimi
* 2 Dhoma gjumi
* Tualet
* Verandë
* Korridor shpërndarës
* Ambient depo dhe lavanderie

Apartamenti është totalisht i investuar dhe i mobiluar me kujdes për të garantuar cilësi, funksionalitet dhe estetikë.

* Mobilim modern dhe cilësor
* Sistem ndriçimi
* Parket cilësor
* Kuzhinë inkaso e kompletuar
* Lavastovilje
* Lavatriçe me funksion larje dhe tharje
* Pajisje dhe elemente arredimi nga marka të njohura

Hapësirat e bollshme dhe kombinimi harmonik i mobilimit krijojnë një ambient banimi elegant, të ngrohtë dhe tepër komod.

Vendndodhja në një zonë të qetë e bën këtë pronë një alternativë shumë të mirë për familje apo individë që vlerësojnë privatësinë dhe cilësinë.

Çmimi: 90,000 lekë/muaj

Kontratë qiraje noteriale.

Information

Features

h
  • City Center
  • Shopping Center
  • School
  • View to Mountain