420,000 €

VILE INDIVIDUALE TE TURQUOISE MARINA!

Hamallaj Gjiri i Lalezit Durrës

Referenca: IRG441

Vilë individuale te Turquoise Marina për shitje!

Shitet vilë moderne tipologjia T3, pjesë e rezidencës prestigjioze Turquoise Marina në Hamallaj, një komunitet elitë që kombinon qetësinë, plazhin, gjelbërimin dhe jetesen luksoze pranë detit.
Vila pozicionohet në një parcelë prej 218 m², duke ofruar privatësi, hapësirë dhe një stil jetese të qetë brenda një mjedisi të mirëorganizuar.

Me një sipërfaqe të brendshme prej 121 m², verandë 17 .5 m² dhe oborr privat 148.69 m², kjo vilë është ideale si shtëpi pushimi, investim apo rezidencë për përdorim gjatë gjithë vitit.

Organizimi i brendshëm

Kati përdhe përbëhet nga një sallon i bollshëm me dritë natyrale, kuzhinë funksionale të ndarë, tualet dhe dalje direkte në verandë dhe oborr — një hapësirë perfekte për relaks dhe momente në ambient të hapur.
Kati i parë përfshin 2 dhoma gjumi komode dhe një tualet të përbashkët, të dizajnuara për komfort dhe privatësi maksimale.

Përparësitë e rezidencës Turquoise Marina

- Komunitet i mbyllur me siguri 24/7

- Aquapark të mëdha dhe ambiente rekreative

- Akses i lehtë në plazh

- Gjelbërim i bollshëm dhe rrugë pedonale

- Arkitekturë bashkëkohore dhe standarde të larta ndërtimi

Kjo vilë përfaqëson kombinimin perfekt mes qetësisë bregdetare dhe luksit modern, duke e bërë një nga pronat më të kërkuara në zonën e Hamallajt.

Për më shume info ose një vizitë në pronë na kontaktoni!

Informacion

Vendndodhja

Floor Plans

floor-plans