430,000 €
DUPLEX ME OBORR TE PORTO LALZI!
Hamallaj Gjiri i Lalezit Durrës
Reference: IRG806
Duplex me oborr te Porto Lalzi, Hamallaj!
Në Porto Lalzi, në Hamallaj, ofrohet për shitje një duplex që ndërthur hapësirën e një shtëpie familjare me jetesën pranë detit. Prona ka 172 m² sipërfaqe totale, si dhe 59.2 m² oborr, një hapësirë për të shijuar ditët e verës në privatësi.
Duplexi organizohet në dy nivele:
Kati përdhe: sallon ndenjeje, kuzhinë më vete, tualet dhe dalje në ballkon.
Kati i parë: dy dhoma gjumi, tualet dhe ballkon.
Secili nivel ka një ballkon prej 14.7 m². Ndarja e ambienteve të ditës nga dhomat e gjumit e bën pronën të përshtatshme për qëndrime familjare, ndërsa oborri i jep një dimension tjetër jetesës në bregdet.
Porto Lalzi është konceptuar si një resort rezidencial në Gjirin e Lalzit, me apartamente, vila, shërbime dhe marinën si pjesë të projektit. Ky duplex është një mundësi për ata që kërkojnë hapësirë dhe ambiente të jashtme brenda një rezidence me karakter bregdetar.
Sipërfaqja e duplexit: 154.6 m²
Sipërfaqja e përbashkët: 17.4 m²
Sipërfaqja totale: 172 m²
Sipërfaqja e oborrit: 59.2 m²
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, na kontaktoni.
Information
Location
Floor Plans