350,000 €
3 APARTAMENTE - KOMUNA E PARISIT!
Komuna e Parisit Komuna e Parisit Tirana
Reference: IRG1066
3 Apartamente për shitje – Kryqëzimi i Komunës së Parisit!
Në një nga pozicionet më të kërkuara të Tiranës, në kryqëzimin e Komunës së Parisit, ofrohet për shitje një pronë me potencial të mirë investimi, e organizuar në tre njësi banimi të veçanta.
Prona ndodhet në katin e dytë dhe të tretë të një objekti ekzistues 3-katësh, pa ashensor, dhe ka një sipërfaqe totale prej 130.7 m².
Organizimi përfshin:
2 garsoniere, të organizuara në mënyrë funksionale.
1 apartament 1+1 në formën e papafingo.
Të tre njësitë janë të investuara plotësisht, të mobiluara dhe të pajisura për të garantuar komoditet dhe funksionalitet. Aktualisht përdoren për qira ditore, duke gjeneruar të ardhura nga aktiviteti i akomodimit.
Pozicioni strategjik, pranë akseve kryesore, shërbimeve, bizneseve dhe faciliteteve të zonës, së bashku me organizimin në tre njësi të pavarura, e bëjnë këtë pronë një alternativë interesante për investitorët që kërkojnë një aset të gatshëm për shfrytëzim dhe potencial për të ardhura nga qiradhënia.
Një mundësi investimi në një nga zonat me kërkesë të qëndrueshme për akomodim në Tiranë.